Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Roma shmang humbjen në “King Power Stadium”, Feyenoordi mposht Marsejën mes spektaklit

Roma arriti me shumë vështirësi të shmangte humbjen në fushën e Leicester City-t, ku barazoi me rezultatin 1-1. Verdhekuqtë e Mourinhos edhe pse kaluan të parët në epërsi, vuajtën shumë për të mos dalë të humbur nga ky takim.

Romës i mjaftoi vetëm çerek ore lojë për të zhbllokuar rezultatin në “King Power Stadium”, përballë Leicester City-t, në sfidën e parë gjysmëfinale të “Conference League”, me finalen e madje që do të zhvillohet në “Air Albania”, më 25 maj.

Zelewski avancoi bukur nga e majta dhe pasoi bukur për Pellegrinin, që prirët me portën në fal, 0-1.

Gol që e ndezi më shumë sfidën, pasi anglezët nuk mund të pajtoheshin me rezultatin, duke ditur që takimi i kthimit do të luhet në “Olimpico”.

Epërsia e Romës në “King Power Stadium” zgjati deri në minutën e 67-të, moment kur Lookman, i asituar nga Barnes, shumë pranë portës, detyroi Mancinin të shënonte autogol. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me skuadrën e Mourinhos që do të ketë avantazhin e fushës në ndeshjen e kthimit.

Feyenoordi dhe Olimpiku i Marsejës dhuruan spektakël në sfidën e parë gjysmëfinale të Conference League-s të zhvilluar në stadium “De Kuip” të Roterdamit, ku u shënuan në total pesë gola. Skuadra holandeze triumfoi me rezultatin 3-2, por çështja e kualifikimit mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit në Velodrome.

Vendësit kaluar në epërsi të dyfishtë brenda 20 minutave të para të lojës falë golave të Dessers dhje Sinisterra, por ekipi francez ia doli të barazonte brenda pjesës së parë me autorë të golave Dieng dhe Gerson.

Sapo nisi fraksioni i dytë, Dessers realizoi të dytin personal dhe të tretin për Feyenoordin, që pavarësisht presionit të ushtruar gjatë gjithë pjesës së dytë nuk ia doli të realizonte një tjetër gol, për të shkuar më të qetë në ndeshjen e kthimit. Në fakt, edhe Marseja bëri gjithçka për të shmangur humbjen, por fati ishte me vendësit, që shkojnë me një avantazh jo të vogël në Velodrome.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...