Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Ronaldo gëzon fansat nga Arabia, festa ndryshe e CR7 bën xhiron e rrjeteve sociale

Cristiano Ronaldo u rikthye mes protagonistëve për skuadrën e Al-Nassr në Arabinë Saudite. Portugezi shënoi golin e fitores në minutën e 59-të në sfidën ndaj Al-Shabab që përfundoi me shifrat 3-2 ndërsa këtë herë pati vend edhe për një festë ndryshe. 38-vjeçari festoi në sexhde, një veprim që ëshë parë të praktikohet nga shumë futbollistë të besimit islam.

Gjithsesi, ky gjest këtë herë u “huazua” nga Ronaldo që i bëri qejfin të pranishmëve në stadium teksa së fundmi, tifozët arabë i ishin kundërvënë pas disa gjesteve në nerva e sipër nga luzitani. Megjithatë, pas këtyre gjesteve raporti mes palëve duket se është rregulluar dhe gati për të vijuar ashtu si në fillimin e aventurës te Al-Nassr.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...