Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Ronaldo injoron ish-mbrojtësin e Liverpoolit, takon vetëm ish-kapitenët e “djajve të kuq”

Cristiano Ronaldo e nisi nga stoli supersfidën e të hënës ndaj Liverpoolit dhe luajti vetëm pak minuta në fundin e ndeshjes të cilën Manchester United e fitoi 2-1, duke gjetur kështu suksesin e parë sezonal.

Por ndërkohë që ishte duke kryer nxehjen e zakonshme para ndeshjes, portugezi u afrua në studion e improvizuar të SKy Sport, për të përshëndetur dy miqtë e tij, ish-futbollistë të Manchester United si Gary Neville dhe Roy Keane.

Në panel ishte edhe ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, i cili u injorua nga Ronaldo, pasi vetëm pak më parë po thoshte në lidhje direkte se portugezi po përgatitet për t’u larguar nga Manchester United në ditët e fundit të merkatos.

Portugezi takoi fillimisht me shumë përzemërsi Neville, më pas kaloi pranë Carragher i cili i zgjati mikrofonin, por CR7 e inoroi dhe shkoi të përqafojë edhe Roy Keane, megjithatë ish-mbrojtësi i Liverpoolit e kaloi me sportivitet këtë situatë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...