Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Ronaldo nuk mjafton, Xhaka shënon një perlë në fitoren e Arsenal ndaj Man.United

Manchester United pësoi një tjetër disfatë të hidhur pas asaj të javës së kaluar ndaj Liverpool. Djajtë e Kuq u mposhtën në transfertë ndaj Arsenal me rezultatin 3-1, teksa topçinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme pasi gjetën avantazhin që në minutën e tretë me anë të Tavares. Vrulli i Arsenal ishte i madh dhe në vazhdim të besuarit e trajnerit Mikel Arteta shënuan edhe një tjetër gol me anë të Nketiah, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, Saka realizoi të dytin për të tijtë nga pika e bardhë në minutën e 32-të duke mposhtur edhe njëherë De Gean. Gjithsesi, Manchester United nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencat me anë të Cristiano Ronaldos. Portugezi u gjend në momentin e duhur në vendin e duhur dhe shënoi brenda zonës së kundërshtarëve teksa 37-vjeçari ia dedikoi golin djalit të humbur vetëm pak ditë më parë.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, United u shfaq më kërkues dhe në fakt kishte mundësinë e artë për të barazuar takimin, por nga pika e bardhë, Bruno Fernandes gaboi shënjestër. Ky episod ndëshkoi miqtë dhe Granit Xhaka vulosi triumfin e Arsenalit me një goditje potente nga distanca duke mos i lënë mundësi reagimi portierit De Gea.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi me Arsenal që tashmë në pritje të ndeshjes së Tottenham, ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë ndërsa United ngec në vendin e gjashtë me 54 pikë dhe me shanse minimale për ta mbylur sezonin në vendin e katërt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...