Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Ronaldo prish festën e fitores, gjesti i portugezit vërshëllehet nga tifozët

Manchester United triumfoi bindshëm 2-0 ndaj Tottenhamit në krye-ndeshjen e javës në Premier League, megjithatë për të prishur festën në “Old Trafford” mendoi portugezi Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit doli në nxehje që në pjesën e parë bashkë me Christian Eriksen, por nuk u përdor për asnjë moment nga trajneri Ten Haag, teksa në minutën e 89’, kur mësoi se nuk do të luajë, u largua menjëherë për në dhomat e zhveshjes.

Gjesti i “veteranit” portugez nuk u shpëtoi kamerave të transmetimit dhe as syve të tifozëve, që nuk e pritën aspak mirë largimin e tij para kohe për në dhomat e zhveshjes, teksa ky veprim pritet të komentohet gjatë në shtypin britanik.

Cristiano Ronaldo qëndroi te Manchester United jashtë dëshirës së tij në verë dhe nuk po kalon aspak momente të mira, pasi trajneri Ten Haag nuk e sheh si titullar, megjithatë është i detyruar të respektojë kontratën deri në fund të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...