Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Ronaldo shkëlqen me dygolësh, Portugalia mposht thellë Irlandën

Portugalia i mbyll miqësoret e fillimit të qershorit në prag të Euro 2024 me një fitore bindëse 3-0 nda Irlandës. Mbrëmje magjike për Cristiano Ronaldon, autor i një dygolëshi në këtë miqësore, duke treguar se mbetet i vlefshëm për përfaqësuesen luzitane edhe në moshën 39-vjeçare.

Golin e patë të takimit, në fakt, e realizoi Joao Felix me një goditje të zgjuar brenda zonës.

Sapo nisi pjesa e dytë, Ronaldo u shfaq tërë klas në kontrollin e topit dhe në finalizim, duke çuar në ekstazë tifozët e Portugalisë.

Në të 60-tën erdhi goli i radhës nga CR7, këtë herë i asistuar nga Diogo Jota.

Me rezultatin 3-0 për Portugalinë i mbyll ky takim, i fundit për përfaqësuesen luzitane para nisjes së Euro 2024.

Më këtë dygolësh, Ronaldo e çon në 130 numrin e finalizimeve për Kombëtaren, ndërsa në total në karrierën e tij shkon në kuotën e 895 golave. Thjesht makineri!

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...