Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Roshi gjen golin në Turqi, futbollisti i kombëtares ndëshkon kryesuesit

Futbollisti i kombëtares, Odise Roshi ka gjetur golin e parë në Turqi teksa shënoi në sfidën që skuadra e tij Boluspor, po luan në transfertë ndaj Ankaragucu. Fieraku përfitoi nga një përgjumje e ekipit kundërshtar dhe në minutën e 13-të me një goditje brenda zonës mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i parë për Roshin me fanellën e Bolusporit në Ligën e Parë turke, ndërsa në të kaluarën ka dhuruar edhe dy asistime. Një prej të cilëve u regjistrua në ndeshjen e kaluar të Boluspor dhe ishte pikërisht për Bekim Balajn.

Shkodrani edhe në ndeshjen ndaj Ankaragucu e ka nisur titullar, ndërsa po ashtu nga minuta e parë për Boluspor është edhe portieri, Gentian Selmani ndërkohë që në stol është ulur Dejvi Bregu. Aktualisht, goli i Roshit është barazuar nga Ankaragucu që është skuadra kryesuese e Ligës së Parë turke, ndërsa Boluspor për momentin mban vendin e 14-të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...