Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Rrahmani hap serinë e golave, Napoli triumfon bindshëm ndaj Sassuolos

VIDEO/ Sassuolo 'katastrofë' në mbrojtje, Osimhen kompleton tripletën
VIDEO/ Sassuolo 'katastrofë' në mbrojtje, Osimhen kompleton tripletën

Napoli rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh në kampionat, duke triumfuar me rezultatin tenistik 1-6 në transfertën ndaj Sassuolos, sfidë e prapambetur për shkak të Superkupës së Italisë.

Në “Mapei Stadium” ishin vendasit ata që e nisën vrullshëm dhe shënuan një supergol me anë të Raçiç, por vetëm sa për të shkundur Napolin, që riktheu baraspeshën shumë shpejt me anë të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Më pas ishin Osimhen dhe Kvaratskhelia, që shënuan përkatësisht tre dhe dy gola, duke përfituar maksimalisht nga gafat në mbrojtje të emilianëve dhe duke vulosur suksesin me shifrat 1-6.

Titullar në këtë takim Nedim Bajrami, që qëndroi në fushë për 77 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë, teksa vlen të theksohet se u rikthye në fushë edhe Marash Kumbulla, i cili mungonte prej 10 muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë.

                                               Sassuolo – Napoli 1-6

72′ – Supergol i Kvaratskhelias, Napoli çon rezultatin 1-6, duke e shndërruar në një ndeshje stërvitore. 

51′ – Goool. Tjetër zbritje perfekte e Napolit, që shënon golin e pestë me Kvaratskhelian dhe vë në kasafortë fitoren

47′ – Gafë e rëndë e Tressoldit, që i dhuron topin Napolit, me Osimhen që përfiton dhe shënon tripletën personale, duke çuar rezultatin në 1-4. 

41′ – Goool. Sërish Osimhen, që shfrytëzon pasimin e Politanos dhe shënon golin e dytë personal e të tretin e Napolit.

31′ – Vetëm tri minuta pas golit të Rrahmanit, Osimhen shënon të dytin, 1-2.

 

29′ – Amir Rrahmani “braktis” mbrojtjen për të bërë goleadorin, barazohet rezultati nga futbollisti “dardan”, 1-1.

17″ – Zhbllokohet shpejt takimi në “Mapei Stadiumit”, Racic godet saktë nga jashtë zonës. 1-0.

Lexo edhe:

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...