VIDEO/ Rrengu funksionoi, si shoku ndihmoi tifozin shqiptar të futej në fushën e “Bernabeu”

Futja e tifozëve në fushë është një gjë normale në ndeshjet e futbollit. Tifozët e Real Madrid shijuan një mbrëmje të paharrueshme përballë Manchester City.
Skuadra e zemrës kreu një tjetër përmbysje të çmendur dhe tani do të përballet me Liverpoolin në finalen e madhe të Parisit.
Një tifoz shqiptar u fut në një moment në fushën e “Santiago Bernabeut”. Pasi valëviti disa herë flamurin kuqezi ai u nis të përqafonte Karim Benzema, futbollistin e tij të preferuar, përpara se forcat e sigurisë ta nxirrnin jashtë.
Në video dallohet shoku i tij duke tentuar të hutojnë security. Mision i përmbushur për të dhe tifozin e veçantë, i cili u bë epiqendra e ndeshjes së madhe për disa sekonda.
