Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Rrengu me tifozët brazilianë, maskohet si Neymar dhe feston me ta

Brazili fitoi 1-0 ndaj Zvicrës (Casemiro) dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Botërorin e Katarit. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, teksa Neymar ishte mungesa e madhe e pesë herë kampionëve të botës.

Sulmuesi i PSG-së dëmtoi kaviljen në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Serbisë. 30-vjeçari pritet të mungojë edhe në sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Kamerunit, për të qenë gati për takimet me eliminim direkt.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një person i maskuar si Neymar ndodhej në shkallët e stadiumit “Stadium 974” mes tifozëve brazilianë.

Këta të fundit ndihen të lumtur për faktin që kanë pranë idhullin e tyre, fotografitë me yllin e Brazilit nuk mungojnë, por ai nuk është Neymari i vërtetë, pavarësisht ngjashmërisë së madhe me të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...