Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Rrotullimi i shumëkritikuar, Anthony: Ne brazilianët njihemi për art, nuk heq dorë nga stili!

Futbollisti i Manchester United, Anthony kërkoi të dhuronte spektakël në ndeshjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol. Braziliani e mori topin në krah, në pozicionin e tij të preferuar ndërsa përfitoi nga fakti se nuk kishte kundërshtarë pranë për të bërë dy rrotullime në vend.

Në fakt, një gjest i tillë u duk i pakuptimtë dhe pas sfidës, në drejtim të sulmuesit mbërritën shumë kritika duke e konsideruar një veprim të tepërt dhe nga i cili skuadra nuk përfitoi asgjë. Megjithatë, vetë Anthony reagoi së fundmi dhe thekson se pavarësisht kritikëve, ai nuk do të heqë dorë nga stili i tij i lojës.

“Ne brazilianët jemi të njohur për art. Unë nuk do të ndaloj së bëri atë që më ka sjellë në këto nivele ku jam aktualisht”, shkruan Anthony në një reagim të tij në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...