Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ “Ruleta ruse” nderon Eintrachtin, një ish-juventin ndëshkon Rangers

Eintracht Frankfurt është fitues i Europa League për edicionin 2021-2022 me gjermanët të cilët triumfuan nga pika e bardhë e penalltisë ndaj Rangers. 120 minutat nuk prodhuan fitues, mirëpo nga goditja e 11-metërshave ai që gaboi për skocezët ishte Aaron Ramsey.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, gjermanët e nisën më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë patën mundësi shënimi, veçanërisht me Kamadën në minutën e 11-të. Ndërkohë, shanset ishin edhe për Kostic megjithatë asnjë prej prej lojtarëve të Frankfurt të realizonte. Nga ana tjetër, Rangers provuan me Aribon por sulmuesi nuk mundi të konkretizonte. Gjithsesi, në fraksionin e dytë, Aribo i ndëshkoi gjermanët teksa i vetëm me portierin Trapp nuk gaboi dhe shkundi rrjetën për të ndezur festën te tifozët e tij. Megjithatë, 13-minuta më vonë, Frankfurt realizoi me anë të Borre që nga fare pranë zonës devijoi saktësisht topin në rrjetën e kundërshtarëve.

Në minutat në vazhdim, Frankfurt ishte më këmbëgulës por pa mundur të shënonte. Kështu, ndeshje iu drejtua kohës shtesë e cila në fakt nuk dhuroi emocione në pjesën e parë me skuadrat që menduan më shumë të mbroheshin dhe të mos lejonin hapësira në prapavijë. Ndërkaq, në pjesën e dytë të shtesës, shansin më të artë për të fituar ndeshjen e patën skocezët në minutën e 117-të me anë të Kent, por portieri Trapp u shndërrua në një hero për të tijtë pasi e ndali topin nga fare pranë. Në këtë formë, edhe pas 120 minutash nuk pati fitues dhe në ndihmë për të gjetur kampionin erdhën penalltitë.

Nga pika e bardhë,  gjermanët u treguan më të ftohtë dhe fituan me rezultatin 5-4 teksa ai që gaboi për skocezët ishte Aaron Ramsey. Ky është trofeu i dytë i Europa League për Eintracht Frankfurt pas atij të fituar në vitin 1980.

Eintracht Frankfurt (3-4-2-1): Trapp; Tuta, Touré, N’Dicka; Knauff, Rode (c), Sow, Kostic; Lindstrøm, Kamada; Borré.

Rangers (4-3-3): McGregor; Tavernier (c), Goldson, Bassey, Barisic; Jack, Lundstram, Kamara; Kent, Aribo, Wright.

Goditjet e penalltive:

Goli i Eintracht Frankfurt:

Goli i Rangers:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...