Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Video/Sadiku gjen golin e parë, i hap rrugë kualifikimit të Las Palmas në Kupën e Mbretit

Armando Sadiku zhbllokohet në Spanjë. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e tij të parë me Las Palmas duke i hapur rrugën kualifikimit në raundin e 1/32-ave të Kupës së Mbretit ekipit të tij. Sadiku realizoi golin e barazimit provizor 2-2 për Las Palmas në transfertën ndaj skuadrës ndaj skuadrës së kategorisë së 4-t Velez.

Sulmuesi elbasanas i cili e nisi ndeshjen si titullar u gjend në vendin dhe në kohën e duhur në minutën e 43-të duke shtyrë drejt rrjetës një top të marrë nga Diez. Në pjesën e dytë Las Palmas realizoi edhe një gol tjetër duke përmbysur humbjen 2-1 në 2-3 për të avancuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit. Sadiku u zëvendësua në minutën e 68-të nga Clemente.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...