Armando Sadiku është rikthyer në formën e tij më të mirë, teksa sot shënoi sërish për Las Palmas, që e mbylli në avantazh 1-2 pjesën e parë në transfertën kundër Eibarit kryesues.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e katërt, por sulmuesi 30-vjeçari riktheu baraspeshën në mesin e pjesës së parë. Sadiku mori një asist nga Jonathan Viera dhe dërgoi topin në rrjetë me një kthesë të menjëhershme.
Goli i katërt në La Liga 2 për ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili i ka shënuar të katër golat në pesë ndeshjet e fundit, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të ekipit të tij.
Las Palmas, që kaloi në avantazh në minutën e fundit të fraksionit të parë me penalltinë e Jesse, ka fituar katër ndeshjet e fundit dhe po lufton fort për një biletë për në fazën “play-off”. Fitorja e sotme do të ishte e pesta radhazi dhe so të konfirmonte ekipin iberik në vend të gjashtë.
