Segunda Division

VIDEO/ Sadiku në formë të mirë, gjen golin e radhës në Spanjë

Armando Sadiku ka gjetur golin e radhës në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar ka zhbllokuar takimin Cartagena-Alaves në minutat shtesë të pjesës së parë.

Nikola Maras, mbrojtësi i Alaves, preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti për vendasit. Ekzekutimin e mori përsipër 31-vjeçari, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Ky është goli i tretë sezonal për ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ndodhet në formë të mirë sportive.

Gjithsesi, ekipi udhëtues ia doli të barazojë rezultatin me anë të Miguel de la Fuente (48′), rezultat që mban Cartagenën në vend të tretë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency