Lindon Selahi shënon në Kroaci, ndërkohë që Emir Sahiti regjistroi asistin e radhës. Rijeka e mbylli në barazim 2-2 përballjen me Dinamon e Zagrebit.
Golin e parë për vendasit e realizoi me kokë Lindon Selahi në minutën e 53’, duke barazuar përkohësisht rezultatin 1-1.
Lexo edhe:
- Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare
- “Ata janë një skuadër e mërzitshme”, Allegri: Interi? Prisni gjithçka!
- VIDEO/ Berisha i pakalueshëm, Empoli mposht Napolin në “Diego Armando Maradona”
- Dy atake kardiake, me Real Zaragoza dhe Blau Weiss Linz/ Sinjalet që Dwamena duhej ta kishte mbyllur me futbollin
Ky ishte goli i dytë sezonal në HNL për mesfushorin 24-vjeçar, i cili numëron 4 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë.
Emir Sahiti, sulmuesi i djathtë dardan i Hajdukut të Splitit, dhuroi asistin e golit të tretë në suksesin 3-1 kundër Varazdinit.
24-vjeçari dha një pasim të saktë për Filip Krovinovic, i cili shënoi golin e tretë për kryesuesit e Hajdukut. Skuadër që po tenton rikthimin te titulli kampion pas 19 vitesh.
Sahiti ndodhet në formë të shkëlqyer sportive, teksa sot gjeti asistin e dytë radhazi në kampionatin kroat të futbollit.
