Arsenali në avantazh të dyfishtë përballë Fulham, sfidë që po transmetohet në SuperSport 2. Kryesuesit e Premier League, po luajnë në një transfertë të komplikuar, por ia kanë dalë të kalojnë në avantazh të dyfishtë.
Minuta e 21’, krosim i Trossard nga goditja e këndit dhe finalizim me kokë i mbrojtësit Gabriel. Ky ishte goli i tretë sezonal në kampionatin anglez për brazilianin.
LEXO EDHE:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- VIDEO/ Seferi i pandalshëm, shënon golin e shtatë në Ukrainë
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
Goli i dytë erdhi në minutën e 27’. Gabriel Martinelli shfrytëzoi një krosim nga e majta e Trossard dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin numër 12 në Premier.
21-vjeçari brazilian është golashënuesi më i mirë i Arsenalit në kampionat. Ndërkohë, fitorja e sotme i rikthen londinezët në 5 pikë mbi Manchester City.
