Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Sarri “bën faull” ndaj sulmuesit të Udineses, gjithçka mbyllet me një përqafim

Një gol i Ciro Immobiles në minutën e 106 i dha fitoren minimale 1-0 Lazios ndaj Udineses dhe njëkohësisht kalimin për në fazën tjetër të Kupës së Italisë, ku bardhekaltrit do të përballen me Milanin.

Megjithatë dy minuta para golit, në “Olimpico” u regjistrua një episod mjaft interesant, që pati për protagonistë sulmuesin e Udineses, Pussetto dhe trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri.

Teksa po bënte një sprint pranë vijës anësore, sulmuesi i bardhezinjve u përplas me trajnerin Sarri, që ishte në zonën e tij para pankinës dhe të dy përfunduan të shtrirë në tokë.

Gjithçka u mbyll me një përqafim mes të dyve, me Sarrin që gjeti të padëmtuara edhe syzet, që i fluturuan nga koka në momentin e përplasjes, ndërsa 5 minuta më vonë, sulmuesi u zëvendësua dhe Lazios i buzëqeshi fati, duke shënuar golin e kualifikimit.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...