Taulant Seferi është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi nga Kumanova u bë protagonist dhe në ndeshjen e 17-të, mes Veres dhe Vorskla. 26-vjeçari realizoi në të 25-ën golin e avantazhit, me një goditje me të djathtë, nga një pozicion diagonal me portën. I shtati gol për Seferin, i cili është dhe shënuesi më i mirë i skuadrës së tij.
Ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin kuqezi, i cili ndëshkoi një javë më parë dhe Zoryan. Forma e mirë e Seferit është një lajm i mirë, pasi sulmuesi do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e parë kualifikuese, që do të luhet në 27 mars në Varshavë ndaj Polonisë.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- Bekim Balaj gjen golin e parë, por Vllaznia ngec, Tirana merr sërish kreun
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
Sulmuesi u transferua në verë nga Tirana drejt Ukrainës, me ekipin e Vorskla që pagoi tek kampionët e Shqipërisë 500 mijë dollarë. Me golat e shënuar, Seferi e ka shpërblyer besimin e drejtuesve, me 26-vjeçarin që është dhe shënuesi i katërt i kampionatit.
