Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Senegali shijon fitoren e parë, Katari i jep “lamtumirën” Botërorit

Senegali fitoi 1-3 ndaj Katarit në takimin e dytë të grupit A në Botërorin Katar 2022. Kampionët e Afrikës zhbllokuan sfidën katër minuta përpara fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit të Salernitanës, Boulaye Dia, teksa më parë më parë vendasit pretenduan për një penallti, por spanjolli Antonio Mateu Lahoz vijoi lojën.

“Luanët e Terangës” e nisën me gol edhe pjesën e dytë. Famara Diedhiou u “zhyt” me kokë duke shënuar një gol shumë të bukur. Senegali uli ritmin dhe Katari gjeti golin e parë në këtë kompeticion me anë të Mohammed Muntari (78’), i cili u fut në fushë katër minuta përpara golit.

Sulmuesi shtatlartë fitoi duelin ajror me Kalidou Koulibaly dhe dërgoi në festë tifozët e pranishëm në stadium. Senegali reagoi edhe realizoi golin e qetësisë në minutën e 84’. Sulmuesi i Marseille, Bamba Dieng finalizoi një kundërsulm të skuadrës së tij.

Në fund festë afrikane, me Senegalin që ngjitet në kuotën e tri pikëve në grupin A dhe luan finalen me Ekuadorin (29 nëntor). Katari mbetet në kuotën e zero pikëve dhe praktikisht eliminohet nga Kupa e Botës, por vetëm matematika mban në lojë vendin organizator.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi A

KATAR-SENEGAL 1-3 (Mohammed Muntari 78′ / Boulaye Dia 41′, Famara Diedhiou 48′, Bamba Dieng 84′)

Kronika e ndeshjes:

 89′ Katari afër golit të dytë, topi i goditur nga Abdelkarim Hassan kalon ngjitur me shtyllën.

 

 84′ Reagon menjëherë Senegali. Ekipi afrikan shënon me anë të Bamba Dieng. Lojtari i Marseille realizon golin e qetësisë për Senegalin. 

 

 78′ Shënon Katari, shpërthen festa në stadium. Mohammed Muntari realizon një gol shumë të bukur me kokë katër minuta pasi zbriti në fushë.

 

 67′ Super Edouard Mendy! Portieri i Chelsea i mohon golin e parë Katarit me një pritje fantastike.

 

 63′ Katari në kërkim të golit. Godet Almoez Ali, reagim i shkëlqyer i portierit Mendy.

 

 61′ “Predhë” e Abdelkarim Hassan, mbrojtësi i Katarit i afrohet një eurogoli, por topi del jashtë.

 

 48′ Vjen edhe goli i dytë i Senegalit. Mesfushori i Alanyasporit në Turqi, Famara Diedhiou realizon një gol shumë të bukur me kokë.

 

 41′ Senegali në avantazh! Gafë e mbrojtjes vendase, Boulaye Dia përfiton dhe kalon Senegalin në avantazh.

 

 34′ Zbritje e shpejtë e Katarit, Akram Afif rrëzohet në zonë pas kontaktit me Sarr, arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, vijon lojën pavarësisht protestave të lojtarëve vendas.

 

 28′ Pasiguri e portierit të Katarit, Youssouf Sabaly tenton me një goditje të menjëhershme, por është e pasaktë.

 

 24′ E djathtë e frikshme e Idrissa Gueye, topi kalon ngjitur me shtyllën e portës së Katarit.

 

 17′ Dalje e gabuar e portierit Meshaal Barsham, Famara Diedhiou nuk përfiton. Gjuajtja me kokë del jashtë.

 

 16′ Senegali del në krahun e majtë me anë të Krepin Diatta, devijon në këndore portieri i Katarit.

 

 4′ Senegali kërcënon me Ismaila Sarr. Sulmuesi i Watfordit lëviz bukur në zonë, gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja vendase.

 

Katari dhe Senegali kërkojnë pikët e para në Kupën e Botës. Dy Kombëtaret e grupit A do të përballen mes tyre në takimin e dytë të fazës së grupeve në Katar 2022.

Ndeshjet e para nuk sollën pikë, teksa në “Al Thumama Stadium” Katari dhe Senegali do të synojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...