Marash Kumbulla shijoi golin e parë sezonal të enjten e kaluar. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, vulosi triumfin 2-0 të Romës përballë Real Sociedad. 23-vjeçari shënoi me kokë në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Europa League.
Por në duelin e çmendur ndaj Sassuolos në kampionatin italian, Kumbulla humbi durimin, goditi me shkelm Berardin (45+3’) dhe la Romën me dhjetë lojtarë.
Njëkohësisht shkaktoi edhe penallti, ndërkohë që ndeshja përfundoi 3-4 për Sassuolon. Lojtari shqiptar ra pre e provokimit të kundërshtarit, ndaj të cilit reagoi në të njëjtën mënyrë.
LEXO EDHE:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- VIDEO/ Seferi i pandalshëm, shënon golin e shtatë në Ukrainë
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
“Ai më goditi i pari me shkelm dhe ti më tregon mua kartonin e kuq?!”, iu hakërrye Kumbulla arbitrit Fabbri sipas raportimeve të medieve pranë verdhekuqve.
Lojtari i Kombëtares pritet të pezullohet me dy ndeshje për veprimin e kryer në “Olimpico”, ndërkohë që Roma humbi pikë të rëndësishme për objektivin Champions League.
