Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Sevilla fiton kompeticionin më të ri të UEFA-s, penalltitë “nderojnë” sërish spanjollët

Mbrëmjen e së mërkurës u zhvillua edicioni i parë i kompeticionit më të ri shtuar nga ana e UEFA-s në një bashkëpunim me Federatëm Amerikano-jugore të Futbollit (CONMEBOL). Përballë ishin skuadrat e Sevilla-s si fituesja më e freskët e Europa League dhe fituesja e kupës së amerikës-jugore, ekuadorianët e Independiente del Valle.

Ishin spanjollët ata që triumfuan në sfidën që u zhvillua në stadiumin e tyre Sanchez Pizjuan teksa ashtu si në finalen e Europa League kundër Romës, edhe në këtë rast andaluzianët iu falën goditjes së 11-metërshave. Sevilla ishte gjatë gjithë kohës në ndjekje duke qenë se Independiente del Valle kaloi në avantazh e para duke shtangur spanjollët në minutën e 10-të të pjesës së parë.

Lexo edhe: 

Sevilla këmbënguli për golin e barazimit dhe atë e gjeti vetëm në minutën e 91-të me anë të Ortiz. Pas përfundimit të kohës së rregullt, skuadrat iu drejtuan menjëherë lotarisë së penalltive pasi në këtë kompeticion nuk ka kohë shtesë dhe nga pika e bardhë, spanjollët ishin më të saktë duke shënuar katër ndërsa ekuadorianët realizuan vetëm një.

Kështu, Sevilla shtoi një tjetër trofe në koleksion ndërsa e veçanta është se edicioni i parë i këtij kompeticioni mbajti emrin e ish-lojtarit të andaluzianëve Antonio Puertas, i cili u nda nga jeta pas një arresti kardiak në fushë në vitin 2007 kur ishte vetëm 22-vjeç.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...