Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Sevilla merr pikët e para, një belg e largon nga vendi i fundit

Sevilla gjen pikët e para dhe fitoren e parë në sezonin 2023/2024 në La Liga. Skuadra andaluziane ndodhej në krizë pas tri humbjeve, por sot ia doli të festonte falë triumfit 1-0 me Las Palmas.

Një sukses i vështirë për djemtë e Jose Luis Mendilibar, të cilët ia dolën të thyenin mbrojtjen mike në minutën e 71’. Ndërkohë që tri minuta më parë VAR-i anuloi golin e marokenit En Nesyri.

Lexoni edhe:

Belgu Dodi Lukebakio, i cili erdhi nga stoli, shënoi golin e fitores për Sevillan, që për herë të fundit në “Sanchez Pizjuan” kishte marrë pikët maksimale në 4 maj përballë Espanyolit (3-2).

 

Vendasit ishin me fat në minutat e fundit, me Las Palmas që humbi dy mundësi të pastra. Sevilla rikthehet në fushë në mesjavë. Kundër Lensit në shtëpi, për duelin e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...