Sevilla – Roma 1-1 (Mancini 55′ aut. / Dybala 35′) 4-1 me penallti
Sevilla në qiellin e shtatë. Skuadra andaluziane triumfon në finalen e Europa League-s ndaj Romë në ruletën e penalltive, duke u konfirmuar eksperte e këtij kompeticione, pasi e fiton për herë të shtatë, në po aq finale sa ka luajtur.
Koha e rregullt she shtesa përfunduan 1-1, ndërsa në goditjet e penalltive shënuar të gjithë lojtarët e Sevillas (nuk ishte e nevojshme të goditej seria e pestë), ndërsa për Romën gabuan Mancini dhe Ibanez.
Keqardhje për Romën e Mourinhos, që i shkoi pranë suksesit, por që tregoi limitet e saj përballë një ekipi me shumë përvojë.
Nuk ishte e thellë që “Specia One” të festonte trofenë e dytë evropian me Romën.
Goditjet e penalltive:
Rastet pikante:
120+10′ – Rasti i fundit i ndeshjesh, Smalling godet me kokë, topi përfundon në traversë.
18′ – Ka tension mes pankinave në fundin e kohës shtesë
90+6′ – Panik në zonën e Romës, Sevilla i afrohet golit.
75′ – Gjyqtari akordon fillimisht 11-mëtersh për Sevillan, por e kthen vendimin pas sheh pamjet në sistemin VAR.
67′ – E pabesueshme çfarë ndodh në portën e Sevillas, lojtarët e Romës nuk arrijnë ta shtyjnë topin drejt rrjetës.
55′ – Gooooool! Kthehet baraspesha në “Pushkash Arena”. Një krosim i Jesus Navas nuk largohet dot nga Smalling dhe Mancini, në mënyrë të pavullnetshme e devijon topin në portën e tij, 1-1.
45+7′ – I pafat Ivan Rakitic, goditja e tij nga distanca përfundon në shtyllë. Me fat Roma.
35′ – Zhbllokohet takimi në “Pushkash Arena”. Asist perfekt nga Mancini për Dybalan, që në hyrje të zonës nuk fal, 0-1.
11′ – Rast i artë për Romën për të zhbllokuar finalen. Spinazzola godet një penallti në lëvizje, por pret Bono.
Momente nga ceremonia e finales:
Roma po luan për të dytën herë radhazi një finale evropiane. Në “Puskas Arena”, në Budapest, verdhekuqtë e Josè Mourinhos përballen me Sevillan. “Special One” synon fitoren e gjashtë radhazi në po aq finale të luajtura.
Sa u përket formacioneve zyrtare, Mourinho i ka besuar që nga minuta e parë Paulo Dybalas, i cili ishte në dyshim.
“La Joya” do ta nisë nga fillimi, pas rikuperimit nga dëmtimi në kyçin e këmbës në ndeshjen me Atalantën. Me të, në sulm, do të jetë Tammy Abraham.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Në mesfushë, hapësirë për Cristanten dhe Matic, ndërsa Spinazzola do të jetë në të majtë. Në mbrojtje Ibanez është preferuar para Llorentes.
Asnjë surprizë sa i përket formacionit të Sevillas. Trajneri Mendilibar ka hedhur më të mirët në fushë, teksa mungesa e vetme në radhët e andaluzianëve është argjentinasi Acuna, i ndëshkuar me karton të kuq në gjysmëfinalen me Juventusin.
