Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

VIDEO/ Shënon me prekjen e parë, debutim ëndrrash për Renato Sanches

Një prekje, një gol. Renato Sanchez debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e PSG, teksa që në ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re arriti që të çonte peshë tifozët e Parisit.

24-vjeçari u fut në 10 minutat e fundit të ndeshjes, atij iu deshën disa sekonda që të gjente kontaktin e parë me topin, por pikërisht ai kontakt solli dhe golin e pestë të kampionëve të Francës.

Sanches u transferua nga Lille dhe nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me PSG, teksa shihet si një investim me vlerë në radhët e kampionëve të Francës, të cilët besojnë se 24-vjeçari do të jetë një alternativë me shumë potencial për treshen Messi-Mbappe-Neymar.

 

Portugezi ka arritur që të fitojë dy herë Bundesligën me Bayernin, 1 herë Ligue 1 dhe 1 herë kampionatin portugez me Benfikën, ndërsa tani synon që të ketë sukses në Champions League, që është dhe objektivi i madh i PSG-së.

Debutimi ishte më i miri i mundshëm për mesfushorin, çka rrit akoma dhe më shumë besimin se investimi prej 18 milionë eurosh ia ka vlejtur.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...