Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Sherr, goditje me kokë dhe i kuq në derbi! Disiplina “fik” Taulant Xhakën

Baseli humbi 0-2 përballë Zurich, përballje të cilën vendasit e mbyllën me 8 lojtarë. Njëri prej të ndëshkuarve me karton të kuq ishte Taulant Xhaka.

Kapiteni, i cili njihet për gjaknxehtësinë e tij, goditi me kokë kroatin Nikola Katic. Ndërkohë, një sherr i madh plasi mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ka kërkuar falje për veprimet e kryera në derbin kundër Zurich. Në postimin në “Instagram”, 32-vjeçari shkruan:

Lexo edhe:

Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje për faktin që nuk e kontrollova veten. Si një lojtar me përvojë dhe kapiteni i Baselit, unë duhet të jem modeli që duhet ndjekur, sidomos në momente të vështira.

Për fat të keq nuk e shfaqa këtë në ndeshjen e mbrëmshme”, theksoi Xhaka, i cili kapi për fyti edhe Antonio Marchesano. Me karton të kuq u ndëshkua edhe Mirlind Kryeziu, i cili ndodhej në stolin e Zurich.

Lojtari shqiptar thekson se zemërimi i tij lindi nga ofendimet që pësoi ai dhe familja e tij. Por nuk dëshiron të justifikohet aspak për veprimet e kryera.

Disiplina zvicerane pezulloi Xhakën me 8 ndeshje. 7 për “çmenduritë” e tij dhe një ndeshje plus pasi plotësoi numrin e kartonëve.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...