VIDEO/ Sherr me policinë dhe më pas me kundërshtarët, ultrasit polakë “terrorizojnë” Danimarkën

Ultrasit polakë njihen për trazirat që shkaktojnë sa herë udhëtojnë në transferta të ndryshme. Jashtë traditës nuk dolën mbrëmjen e së enjtes edhe ultrasit e skuadrës Pogon Szczecin që luante në kuadër të turit të dytë kualifikues të Conference League ndaj danezëve të Brondby.
Në një sfidë ku ekipi i tyre i zemrës u mposht me rezultatin 4-0 duke përfunduar i eliminuar, ultrasit fillimisht nisën një sherr me policinë në sektorin ku ishin akomoduar në stadiumin “Brondby Stadion” ndërsa më pas përplasjet vijuan me ultrasit e danezëve.
Këta të fundit ishin të parët që i sulmuan polakët jashtë stadiumit duke iu hedhur flakadanë, mirëpo në momentin që polakët u kthyen, ultrasit e Brondby u larguan me vrap duke iu shmangur një konfrontimi fizik.
