Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

VIDEO/ Sherr në ndeshjen e NBA, përjashtohen 5 basketbollistë

Sfida e NBA mes Minnesota dhe Orlando degjeneroi në një sherr masiv gjatë ndeshjes, me gjyqtarët që u detyruan që të përjashtonin pesë sportistë. Basketbollisti i Orlando Mo Bamba u çua nga stoli dhe goditi Austin Rivers të Minnesota, që po kalonte para tij, duke nxitur një përplasje masive mes lojtarëve që ishin në parket dhe atyre që ndodheshin në stol.

Jalen Suggs i Orlandos si dhe Taurean Prince e Jaden McDaniles të Minnesota ishin lojtarët e tjerë që u ndëshkuan, ndërkohë që sherri kërkoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë për të rikthyer normalitetin. Një ngjarje e turpshme për nivelin më të lartë të basketbollit amerikan.

Para incidentit në fushë nuk kishte pati asnjë sinjal tensioni mes dy basketbollistëve apo personave të tjerë. “Nuk e kuptova se përse e bëri këtë veprim. Ai u përpoq të më qëllojë më grusht, por e evitova. Në atë moment mendova se si të mbrohem”, tha Rivers.

https://twitter.com/BleacherReport/status/1621705740787535874?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1621705740787535874%7Ctwgr%5E73eea886bb83cb175e13458ddf8a874aece7e2a9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fsherr-masiv-ne-nba-grushte-e-shkelma-ne-fushe-5-te-perjashtuar-video%2F

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...