Zënkat ndodhin edhe mes shokëve të skuadrës dhe një e tillë, madje tepër e dhunshme është regjistruar para disa ditëve në stërvitjen e gjigandëve të NBA, Golden State Warriors. Së fundmi, janë zbuluar edhe imazhet e përplasjes mes Draymond Green dhe Jordan Poole ndërsa Green nuk i përmbajti nervat dhe goditi me grusht shokun e skuadrës.
U desh ndërhyrja e anëtarëve të tjerë për të limituar dëmet pasi konflikti mes shokëve ishte tejet i rëndë. Për fat, Poole nuk ka pësuar dëmtim serioz dhe e vijoi stërvitjen ndërsa vetë skuadra nuk ka pranuar që Green të pezullohet duke bërë të ditur se gjithçka do të zgjidhet brenda grupit.
