Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ “Shkatërroi” Lincoln Red Imps, Shkupi me një këmbë në raundin tjetër të Champions League

Shkupi dhuroi super spektakël në “Toshe Proeski” në kualifikuesen e parë të raundit të parë të Champions League, në përballjen ndaj Lincoln Red Imps.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut fituan bindshëm me rezultatin 3-0, në një sfidë që e dominuan të gjithën, duke e nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin në kompeticion më të rëndësishëm për klube.

Sfida u zhbllokua në minutën e 11’ falë një goli nga Danfa, ndërsa në minutën e 29’ Adetunji do të realizonte një super goditje, duke dyfishuar rezultatin për vendasit, për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0.

Teksa pjesa e dytë nuk nisi shumë mirë për Shkupin, pasi në minutën e 54’ mbeti me 10 lojtarë, me Margvelashvili mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.

Megjithatë vendasit nuk hoqën dorë dhe në minutën e 62’ rezultati u thellua pas një autogoli nga Chipolina.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik në “Victoria Stadium” dhe nëse ia del të marrë edhe një barazim në sfidën e kthimit, në raundin tjetër Shkupi do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.

Shkupi-Lincoln Red (3-0)

Champions League 

62’-Thellohet rezultati i Shkupi-Lincoln Red, një autogol i Chipolina e çon rezultatin në 3-0.

54’-Pas një ndërhyrjeje të gabuar Margvelashvili merr kartonin e dytë të verdhë, Shkupi mbetet me 10 lojtarë në fushën e lojës.

53’-Shkupi shumë pranë golit të tretë, Sheji ndalet nga shtylla.

29’-Goool! Adetunji shtang kundërshtarët me një supergoditje. Shkupi thellon avantazhin ndaj Lincoln Red.

11’-Goool! Shkupi kalon në avantazh. Danfa kalon mbrojtjen e Lincoln Red dhe ia del të shënojë një super gol.

10′-Pas një rrëmuje në portën e Coleing, Shkupi tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës, por Adetunji e dërgon topin shumë lart.

08’-Adetunji tenton të gjejë golin, por e dërgon topin në rrjetë të jashtme.

Nis ndeshja e parë kualifikuese e Champions League mes Shkupit dhe Lincoln Red në “Toshe Proeski”

Formacionet zyrtare: 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...