Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Shkëlqimi dhe rënia e Donnarummës, çfarë tentoi të bënte ndaj Marseille

Gigio Donnarumma u transferua si lojtar i lirë te PSG verën e kaluar. Largimi nga Milani u shoqërua me kritika dhe ofendime të shumta ndaj “gardianit” italian, i cili nuk po arrin të tregojë potencialin që zotëron tek ekipi francez.

23-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje si titullar me PSG-në në Ligue 1, nga të cilët e ka mbajtur të paprekur portën në vetëm 4 raste. Kryesuesit e kampionatit francez fituan 2-1 ndaj Marseille në “Parc des Princes”, falë golave të Neymar dhe Mbappe.

Skuadra mike barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 31-të me anë të Duje Caleta-Car. Mbrojtësi kroat i Marseille përfitoi edhe nga dalja gabim e portierit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky nuk është rasti i parë që Donnarumma gabon, ku vlen të theksohet ajo ndaj Real Madrid në Champions League, që i hapi rrugë përmbysjes së ekipit të Ancelottit dhe solli eliminimin e PSG-së.

Moment i vështirë dhe formë e dobët e ish-milanistit, ndërkohë që verën e kaluar u shpall lojtari më i mirë në Euro 2022. Aventura në Francë nuk po shkon aspak ashtu siç e kishte menduar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...