Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Shkëndija dominon, por nuk arrin ta mposhtë AIK-un, kualifikimi vendoset në Shkup

Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League. Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë, pasi përveçse shënuan që në sekondën e 27-të me “Buba” Hasanin, krijuan momente të tjera për gol në portën e kundërshtarëve me Hasanin, Gurin, Dorienin dhe Vagner, por pa mundur të shënonin një tjetër gol. Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti me kokë në minutën e 17-të.

Tashmë beteja për kualifikimin zhvendoset në stadiumin e Shkupit, pa një jave, ku Shkëndija do të kërkojë me ngulm fitoren.

 

AIK – Shkëndija 1-1 (Guidetti 17’/ Hasani 1′)

90+2′ – “Buba” Hasani provon nga goditja e lirë golin e fitores, por topi devijohet nga muri.

76′ – Goditje e fortë e Vagner, portieri Nordfeld devijon në fundore.

74′ – Shpëton për mrekulli Shkëndija, topi parakalon gjithë zonën e përfundon në fundore.

69′ – Bën gjithçka mirë Cake, por goditja e tij kontrollohet lehtësisht nga portieri kundërshtar.

53′ – Aksion model i Shkëndijës, që mbyllet me goditjen e fuqishme të Gurit mbi tra.

46′ – Pjesa e dytë nis me rast për Shkëndijën, Doriev nga distanca vë në vështirësi portierin vendës.

31′ – Kundërsulm i shpejtë i AIK-ut, Stefanelli tenton portën, por reagon bukur Zahov.

17′ – Nuk zgjat shumë epërsia e Shkëndijës, pasi John Guidetti realizon me kokë për vendësit.

11′ – Tjetër top i rikuperuar nga futbollistët e Shkëndijës, “Buba” Hasani godet me kokë, pret në pozicion portieri.

1′ – Goooool! E pabesueshme ajo që bën Ferhan Hasani. Pas vetëm 27 sekondash lojë kalon Shkëndijën në epërsi.

Shkëndija Tetovë: Zahov, Cake, Bejtullai, Neziri, Murati, Dita, Ramadani, Shala, Hasani, Doriev, Guri
Trajner: Artim Shaqiri

AIK: Nordfeldt, Sichenje, Papagiannopoulos, Bjormstrom, Mendes, Larsson, Abbas Ayari, Hussein, Otieno, Stefanelli, Guidetti
Trajner: Bartosz Grzelak

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...