Shkëndija e nisi me fitore rrugëtimin europian, i nënti radhazi. Kuqezinjtë nga Tetova mposhtën 1-0 Haverfordwest falë golit të Adenis Shalës në fillimin e pjesës së dytë.
Skuadra shqiptare që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, dominoi kundërshtarët nga Uellsi, por u mjaftua me vetëm një gol në duelin e parë të raundit të parë në Conference League.
Sfida e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në Cardif, atje ku trajneri Ardian Nuhiu do të ketë të gatshëm edhe Bruno Ditën. Dueli i dytë i Shkëndijës vjen sërish në ekranin e SuperSport/DigitAlb.
Conference League
Raundi i parë
SHKËNDIJA-HAVERDFORDWEST 1-0 (Shala 47′)
Kronika e ndeshjes:
83′ Çinari tenton një eurogol, topi përfundon jashtë.
79′ Kombinime të bukura mes lojtarëve të Shkëndijës, portieri kundërshtar grushton gjuajtjen e Krasniqit.
75′ Lojtarët e Shkëndijës pretendojnë për penallti, vijon lojën arbitri holandez.
74′ Çinari driblon bukur një mbrojtës kundërshtar, por topi largohet në momentin e fundit në këndore.
64′ Mundësi e mirë për golin e dytë, por Endrit Krasniqi nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë.
47′ Gooooooooool! Shkëndija në avantazh. Krosim i Ardian Limanit nga e djathta, finalizim i Adenis Shalës. Festë kuqezi në stadium.
45+2′ Tenton edhe Mevlan Adili nga larg, pret pa probleme portieri kundërshtar.
38′ Çinari gjen bukur Elezin, e dobët diagonalja e këtij të fundit.
36′ Shkëndija në sulm. I vetëm në zonë Klisman Cake, gjuajtja për t’u harruar.
35′ Provon edhe Çinari, devijohet goditja e shkodranit. Këndore për tetovarët.
34′ Dashmir Elezi lëviz mirë, por gjuajtja e tij devijohet në këndore.
17′ Rasti i parë për Shkëndijën. Vertikalizim i bukur i Eraldo Çinarit për Adenis Shalën, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
FORMACIONET ZYRTARE
Shkëndija e Tetovës nis rrugëtimin europian në Shkup përballë uellsianëve të Haverfordwest. Dueli i parë i raundit të parë në Conference League, do të transmetohet në SuperSport 2 (20:00).
Shkëndija e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, larg kreut, por tashmë fokusi i vetëm i kuqezinjve është Europa, aty ku bëjnë mirë dhe kalojnë ture prej vitesh.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Gol për “kornizë”, Shaqiri i pandalshëm me Chigaco Fire
- Vijon eksodi, sulmuesi largohet nga Bundesliga dhe prek tokën arabe
- Nuk di të luajë me këmbë, Enrique “ngel në klasë” Donnarumman
- Legjenda e futbollit gjerman, kritika Bayernit për Kane: 100 milionë për një 30-vjeçar?!
Skuadra shqiptare do të luajë për të nëntin edicion radhazi në arenën europiane, ndërkohë që trajneri Ardian Nuhiu ka zgjedhur titullarët e përballjes kundër rivalëve ishullorë.
