Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Shkruan historinë në minifutboll, Uzuni surprizon kuqezinjtë

Shqipëria e minifutbollit është padyshim kryefjala e ditëve të fundit. Lojtarët kuqezi kanë shkruar historinë me rezultatet e marra, teksa fituan ndaj Luksemburgut dhe Spanjës dhe barazuan me Rumaninë.

Në prag të gjysmëfinales ndaj Gjeorgjisë, lojtarët e Shqipërisë kanë marrë një surprizë tejet të veçante, teksa janë përshëndetur me video-call nga Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares ka përshëndetur dhe ka komplimentuar kuqezinjtë për rrugëtimin e bukur.

Përshëndetja e Uzunit është mirëpritur me shumë dëshirë nga futbollistë, të cilët qëndronin të grumbulluar. Surpriza e sulmuesit beratas ka shërbyer sigurisht për të rritur humorin dhe entuziazmin në prag të ndeshjes së radhës.

Lexo edhe:

Lojtarët e Shqipërisë do të zhvillojnë sot ndaj Gjeorgjisë gjysmëfinalen e EuroCup. Përballë gjeorgjianëve, kuqezinjtë do të tentojnë kualifikimin, pasi me anë të një fitoreje do të preknin finalen ku do të kishin mundësinë për të luftuar dhe për çmimin e madh.

Shqipëri-Gjeorgji do të transmetohet në SuperSport 1, duke nisur prej orës 18:00.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...