Futboll

VIDEO/ Shkupi pa rivalë në Maqedoninë e Veriut, +13 nga Shkëndija ndjekëse

Shkupi vazhdon të marshojë drejt titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa Shkëndija nuk fitoi dot në Tetovë përballë skuadrës së vendit të parafundit.

Bardhekaltrit e Shkupit morën tre pikët pas një suksesi minimal 1-0 kundër Tikves. Marjan Radeski realizoi golin e fitores për ekipin kryeqytetas (49’), që regjistroi triumfin e 19-të në 25 javë kampionat.

Shkupi kryesues e ka dërguar në 13 pikë distancën me vendin e dytë, që ndahet mes Shkëndijës dhe Akademia Pandev. Kuqezinjtë nga Tetova ngecën në një barazim pa gola në shtëpi kundër Borec.

Një pikë arriti edhe Renova, skuadra tjetër shqiptare e Tetovës. Renova e mbylli në barazim 2-2 takimin në transfertë përballë Bregalnica, që e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë.

Skuadra mike nuk përfitoi nga superioriteti i dyfishtë dhe u mjaftua me një pikë falë dy golave të Shefit Shefitit dhe Remzi Selmanit në çerekorëshin e fundit të ndeshjes.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency