Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Shpartallohen Lewandowski me shokë, e presin Shqipërinë me moralin poshtë

Polonia, kundërshtarja e Shqipërisë më 27 mars, e nis në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën e parë të kualifikueseve të Evropianit 2024 me Çekinë, në “Fortuna Arena” të Pragës (3-1).

Sapo kryesori vërshëlleu për nisjen e lojës, vendësit u hodhën menjëherë në sulm dhe fituan në rivënie anësore në gjysmëfushën e polakëve.

Pikërisht nga kjo rivënie erdhi goli që zhbllokoi sfidën që në sekondën e 27-të (realizoi me kokë Krejci).

Sikur të mos mjaftoni ky gol shokues i sekondave të para, një gabim në fazën mbrojtësi i kushtoi rëndë Polonisë, që pësoi golin e dytë nga këmbët e Cvancaras.

Kjo sfidë rezultoi një makth i vërtetë për Lewandowskin me shokë, që u ndëshkuan për herë të tretë në minutën e 64-t (realizoi Kutcha).

Goli i Szimanskit në shtesë i vlejti vetëm për statistikë Polonisë.

Rezultatet:

Bullgaria – Mali i Zi      0-1

Austria – Azerbajxhan 4-1

Çeki – Poloni 3-1

Francë – Holandë 4-0

Gibraltar – Greqi  0-3

Moldavi – Ishujt Faroe        1-1

Serbi – Lituani       2-0

Suedi – Belgjikë    0-3

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...