Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Shpërthen Mourinho: UEFA e ndyrë! Na u bë padrejtësi

Jose Mourinho përjetoi disfatën e parë në një finale europiane. Roma e tij u mposht në Budapest nga Sevilla nga penalltitë (1-1 koha e rregullt), dhe mes shumë pengjeve që lidhen me gjykimin e një dueli që dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë.

Goditjet nga pika e bardhë u buzëqeshën spanjollëve, njëkohësisht rekordmenët e Europa League me shtatë suksese. “Arbitri dukej spanjoll. Lamela duhej ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që ai ishte një nga goditësit e penalltive”, deklaroi Mourinho për Sky pas ndeshjes.

Lexo edhe:

Fjalë pa filtra, teksa trajneri portugez u shfaq i tërbuar më vonë në parkingun e stadiumit. Kundrejt arbitrit anglez Anthony Tyler dhe ndihmësve të tij. Të cilëve iu drejtua me këto fjalë.

Ky është një turp i madh, padrejtësi! Edhe Rosetti e pranoi se nuk ishte penallti, ndërkohë që ti nuk pate guximin (duke iu referuar penalltisë së dhënë për Sevilla. Më pas e hequr nga shikimi i pamjeve në VAR).

Shkofsh në djall! UEFA e ndyrë, UEFA e ndyrë”, shpërtheu trajneri portugez i Romës. Video e zemërimit të tij është kthyer virale dhe Mourinho rrezikon një dënim nga qeveria europiane e futbollit.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...