Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Shpërthimi ndaj serbit, Muçi “merr hak” me gol dhe sharje

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Të cilën miqtë e luajtën me dhjetë lojtarë prej pjesës së parë.

Muçi finalizoi saktë në minutën e 69′, duke ruajtur pathyeshmërinë e Legias në kampionatin polak të futbollit. Goli i tretë në Ekstraklasa për 22-vjeçarin, dhe i pesti duke përfshirë edhe rrjetat europiane.

Lojtari i kombëtares shqiptare, shpërtheu pas golit. Në mimikën e tij dallohen “përshëndetjet” shqip. Po kujt i adresoheshin ato?

Shfryrja e Muçit ishte ndaj trajnerit të ekipit kundërshtar: serbit Aleksander Vukovic. Me të cilin ka punuar më parë te Legia. 44-vjeçari nuk e preferonte sulmuesin për shkak të faktit që është shqiptar.

 

Dhe sot Muçi u hakmor ndaj tij, duke i hequr nga duart fitoren me një gol të bukur. Dhe më pas disa fjalë në stilin shqiptar…

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...