Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Shqipëria U-15 mposht me rezultatin 3-2 Maqedoninë e Veriut në miqësore në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-15 ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë miqësore të programuar ndaj Maqedonisë së Veriut, me sfidën që u luajt këtë pasdite në stadiumin “Elbasan Arena”. Një ndeshje e mirë për Kombëtaren shqiptare që e fitoi duelin me rezultatin 3-2 me gola të Denis Matrakut (2) dhe Henry Lleshit.

Trajneri Armand Damo e nisi ndehsje me këtë formacion titullar: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry Lleshi, Elson Himallari, Arbër Lleshi, Denis Matraku, Alvi Kumbaro, Dionis Pera.

Lexo edhe:

Ashtu si edhe në miqësoren e dy ditëve më parë kuqezinjtë bënë një paraqitje shumë të mirë, duke qenë superiorë në pjesën më të madhe të lojës e duke krijuar vazhdimisht raste për shënim. Në minutën e 12-të Lleshi është shumë pranë golit të parë, por për fat të keq topi i goditur prej tij përplaset në traversë dhe përfundon jashtë. Pas shumë tentativash Kombëtarja U-15 gjen avantazhin e merituar në minutën e 34-të të sfidës.

Shqipëria fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës me kuqezinjtë që vendosin të vënë në zbatim një skemë, duke pasur në qendër për Himallarin, i cili godet kuadratin, por portieri maqedonas grushton. Matraku në qendër të zonës kontrollon topin dhe godet bukur me të djathtën, duke shënuar e duke kaluar në avantazh Kombëtaren U-15. Me këtë moment kulminant mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa në dytën trajneri Damo bën disa zëvendësime, duke aktivizuar lojtarë të stolit.

Djemtë e Damës e nisin mirë edhe pjesën e dytë dhe në minutën e 46-të Matraku merr një top jashtë zonës dhe pas depërtimit godet bukur me të djathtën duke tundur rrjetën e duke fiksuar rezultatin në shifrat 2-0.

Tjetër rast i mirë për kuqezinjtë me Himallarin që godet portën nga shumë afër pas një krosi të ardhur nga e djathta, por gardiani maqedonas shmang një gol të sigurt në dy kohë. Gjithsesi, maqedonasit arrijnë të reagojnë dhe ngushtojnë diferencën në minutën e 50-të me Islamovikj që ekzekuton bukur një goditje dënimi me të majtën, duke shënuar.

Goli nuk i dekurajon kuqezinjtë që luajnë mirë dhe në minutën e 60-të vjen edhe goli që çon rezultatin në 3-1. Arbër Lleshi merr një pasim të gjatë nga e djathta dhe pasi driblon bukur kundërshtarin depërton deri në qendër, duke pasuar saktë për Henry Lleshin. Ky i fundit nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 79-të maqedonasit fitojnë një 11-metërsh, me Dzangarovskin që godet nga pika e bardhë dhe shënon për të ndryshuar rezultatin në 3-2.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshon me Shqipërinë U-15 që del fituese nga ky duel. Dy miqësoret ishin një mundësi shumë e mirë për të testuar shumë lojtarë të rinj apo edhe për të konsoliduar grupin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...