Shqipëria U21 fitoi 2-1 në miqësoren e luajtur në Turqi. Kuqezinjtë e Alban Bushit triumfuan ndaj bashkëmoshatarëve të Azerbajxhanit, ndërkohë që do luajnë edhe ndaj Polonisë (27 mars).
Stiven Shpendi zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. Ishte minuta e 43’ kur 19-vjeçari i talentuar që luan me Cesena në Serie C, realizoi një gol të bukur.
Azerbajxhani barazoi takimin sapo nisi pjesa e dytë (46’) falë golit të Camal Cafarov, por skuadra jonë u rikthye shumë shpejt sërish në avantazh.
Adrion Pajaziti, i cili aktivizohet me Haugesund në Norvegji, aty ku është huazuar nga Fulham, shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu i djathtë.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
20-vjeçari goditi saktë dhe nisi festën me shokët e skuadrës. Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion: Simoni, Mjaki, Buxhelaj, Gjini, Mitaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Pajaziti, Shpendi, Toçi.
Pas katër ditësh do të luhet miqësorja e radhës ndaj Polonisë. Shqipëria U21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U21, bashkë me Rumaninë, Finlandën, Zvicrën dhe Malin e Zi.
Azerbajxhan U21-Shqipëri U21 1-2
(Cafarov 46’ / S. Shpendi 43’, Pajaziti 51’)
Shqipëria U21:Simon Simoni, Agan Mjaki (Reild Kurti 84’), Paulo Buxhelaj (Marcelino Preka 76’), Elmando Gjini, Mario Mitaj, Behar Ismaili (Rejan Alivoda 76’), Arda Kurtulan (Ilir Gjuzi 62’), Medon Berisha (Henrik Nerguti 62’), Eljon Toçi (Renaldo Torraj 46’), Adrion Pajaziti (Ertigen Shehu 84’), Stiven Shpendi (Dijar Nikqi 62’).
Trajner: Alban Bushi
