Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Shumë gabime në “Elbasan Arena”, Kukësi e Vllaznia zgjohen vonë

Asnjë gol, pak raste për gol dhe asnjë fitues në Kukësi-Vllaznia. Dueli i luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 0-0. Dy ekipet vazhdojnë të renditen në vend të tretë me nga 39 pikë, gjashtë më pak se Laçi dhe pesë mbi Partizanin e vendit të pestë.

Ante Aralica dhe Liridon Latifi kërcënuan Kukësin, por pa saktësinë e duhur. Diego Longo humbi Bruno Lulajn për shkak dëmtimi, ndërsa Edi Basa u ndal nga traversa në fundin e pjesës së parë, aksion që u cilësua i parregullt.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Bulatovic tentoi me kokë pas një këndoreje, por mbi traun e portës së Kukësit. Diego Longo humbi edhe shërbimet e moldavit Puntus (u dëmtua), ndërsa gjuajtja e parë në portë, si rrallëherë në Superiore dhe në duelet mes këtyre dy ekipeve, u regjistrua në minutën e 73-të!

Tafas grushtoi në mënyrë të shkëlqyer gjuajtjen e bukur të Ante Aralicës, ndërsa Zogovic frenoi Feijaon, i cili u harrua në zonë nga mbrojtja shkodrane dhe iu afrua golit me kokë.

Vendasit tentuan portën kundërshtare me Gjelbrim Taipin, Ndrecën dhe Milunovic, ndërsa Mustedanagic në krahun tjetër iu afrua golit në dy raste në minutat e fundit, por sfida përfundoi pa gola.

Abissnet Superiore
Java e 24-t

Kukësi-Vllaznia 0-0

Kronika e ndeshjes:

 90+1′ Goditje e fortë e Luka Milunovic, grushton në këndore portieri Zogovic.

 87′ Sërish Mustedanagic protagonist. Lojtari i Vllaznisë tenton cepin e portës, topi përfundon mbi tra.

 85′ Vllaznia pranë golit të avantazhit. Mustedanagic lëviz bukur në zonë, topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

 79′ Shans i artë për ekipin e Longos. Feijao gjuan me kokë, grushton Zogovic, largon mbrojtja mike në momentin e fundit.

 76′ Përgjigjet Kukësi me anë të Edison Ndrecës, por sallakja potente kalon ngjitur me shtyllën.

 73′ Vjen më në fund gjuajtja e parë në kuadrat. Veprim i bukur akrobatik i Ante Aralicës, grushtim i shkëlqyer i Tafas.

 71′ Goditje dënimi për Kukësin nga krahu i djathtë. Pëllumbi dhe Kristi nuk ia dalin të devijojnë topin me kokë krosimin e kapitenit Taipi.

 66′ Goditje dënimi për Kukësin. Gjuan Gjelbrim Taipi, topi kalon ngjitur me shtyllën e portës shkodrane.

 62′ Zbritje e bukur e Kukësit, por gjuajtja e Gligorov është për t’u harruar.

 56′ Longo humbet një tjetër titullar për shkak dëmtimi. Puntus lë lojën, futet Kristi Marku.

 53′ Feijao niset nga krahu i majtë dhe hedh një top në zonë. Puntus nuk korrdinohet, ndërsa De Lucas zgjedh krosimin në vend të goditjes në portë.

 47′ Kukësi e nis në sulm pjesën e dytë. Provon De Lucas, por gjuajtja nuk ka forcë dhe saktësi.

 

 45+2′ Ndërhyrje e ashpër e Fangajt ndaj Feijaos, arbitri ndëshkon me karton të verdhë Djurdjevic për protesta.

 42′ Kroson Heric nga këndorja. Mundësi shumë e mirë për Bulatovic, por gjuajtja me kokë e mbrojtësit të Vllaznisë përfundon mbi traun e portës.

 40′ Edi Basa niset i vetëm drejt portës shkodrane dhe godet traversën, por arbitri anësor sinjalizon për pozicion të parregullt të sulmuesit kroat.

 33′ Tenton Esin Hakaj me të majtën, asnjë rrezik për portierin Tafas.

 32′ Bruno Lulaj dëmtohet dhe lë fushën e lojës, në vend të tij futet Altin Bytyçi.

 28′ Ndërpritet ndeshja pë shkak të problemeve me ndriçimin në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndizen prozhektorët, rinis loja pas 4 minutave.

 19′ Goditje dënimi për Vllazninë. Kroson Heric, gjuan me kokë Liridon Latifi, topi mbi tra.

 11′ Ante Aralica këmbëngul në krahun e djathtë dhe tenton të pasojë për Liridon Latifin, largon rrezikun portieri Tafas.

 4′ Esin Hakaj gjen bukur Ante Aralicën, por sulmuesi i Vllaznisë nuk e kontrollon si duhet topin, duke humbur një mundësi për të kërcënuar portën e Kukësit.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gj.Taipi, De Lucas, Milunovic, Basa, Puntus, Feijao. Trajner: Diego Longo.

Vllaznia: Zogovic, Fangaj, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Heric, Kruja, Djurdjevic, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdaric

Arbitër: Kridens Meta, asistent i parë: Rejdi Avdo, asistent i dytë: Arbër Zalla, VAR: Olsion Yzeiraj, AVAR: Nertil Bregasi.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...