Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Simoni bën pritje spektakolare, por nuk mjafton për të shmangur humbjen

VIDEO/ Simoni bën pritje spektakolare
VIDEO/ Simoni bën pritje spektakolare

Simon Simoni do të jetë portieri titullar i Eintracht Frankfurt 2 deri në fund të këtij viti. Gardiani i talentuar shqiptar, që është në pronësi të klubit gjigant gjerman të Bundesligës, po përgatitet gradualisht për të marrë besimin për të luajtur në skuadrën e parë.

Pasditen e të dielës, Simoni ishte titullar në ndeshjen mes Kicker Offenbach dhe Eintracht Frankfurt 2, ku u bë protagonist me disa pritje spektakolare, që gjithsesi nuk mjaftuan për të shmangur humbjen 3-2 të skuadrës së tij.

Gardiani shqiptar bëri një grushtim spektakolar që në sekondat e para të lojës dhe më pas një pritje vendimtare në minutën e 37’.

Simoni u transferua te Eintracht Frankfurt në dimrin e këtij viti dhe aktualisht është portier i tretë e ekipit, teksa drejtuesit kanë vendosur që të luajë titullar në skuadrën e dytë, në mënyrë që të fitojë eksperiencë dhe të rikthehet në janar për më shumë hapësira.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...