Situatë surreale në përfundin të derbit të Katalunjës Espanyol-Barceloa. Ndërkohë që lojtarët “blaugrana” po festonin në fushë fitimin e titullit, me dhjetëra tifozë të Espanyolit kapërcejnë rrethimin, pushtojnë fushën dhe vrapojnë për të dhunuar lojtarët e Barçës, të cilët sapo e kuptojnë rrezikun, nxitojnë të futën në dhomat e zhveshjes.
