Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Skena horror në Indi! Shembet tribuna e tejmbushur, 225 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në futbollin indian. Edhe pse niveli i futbollit në vend nuk është i një cilësie të mirë dhe kombëtarja nuk ka marrë kurrë pjesë në Botëror, pasioni për lojën më të bukur me top në shtetin e Azisë Jugore është i jashtëzakonshëm.

Aq shumë sa një tribunë me kapacitet prej 3500 personash është mbushur me plot 8000 tifozë! Në një moment tribuna është shembur, duke shkaktuar rreth 225 persona të plagosur, gjashtë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

 

Skenat horror kanë ndodhur në qytetin Malappuram të shtetit Kerala. Siç dallohet në video, një tjetër aksident ka ndodhur pas shembjes së tribunës, përkatësisht me rënien e një pjese të sistemit të ndriçimit që ra mbi njerëzit që po përpiqeshin të shpëtonin veten.

Policia ka bërë denoncim ndaj organizatorëve për rrezikim të sigurisë publike dhe vlerëson se së shpejti do të kryejë arrestimet përkatëse të autorëve.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...