Abissnet Superiore

VIDEO/ Skënderbeu fiton dhe parakalon Egnatian, Ramadani debuton me humbje

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 ndeshja në Korçë mes Skënderbeut dhe Egnatias, teksa vendimtarë kanë qenë golat e shënuar nga ana e Vitijës dhe Berishës në pjesën e dytë të ndeshjes. Falë këtij triumfi, vendasit rikthehen te suksesi pas tre takimesh pa fituar, ndërsa parakalojnë në renditje Egnatian duke u ngjitur në vendin e tetë të klasifikimit, ndërsa vlen të theksohet se të dyja ekipet tashmë janë në kuotën e 11 pikëve.

Sa i përket kronikës së sfidës, 45-minutëshi i parë ishte me shumë raste për të dyja skuadrat, mirëpo nuk ia dolën të konkretizonin, teksa Imeri për rrogozhinasit u ndal nga traversa. Nga ana tjetër, Skënderbeu u kundërpërgjigj me një mundësi nga Mensah dhe Meksi të cilët nuk ditën të përfitonin. Megjithatë, në fraksionin e dytë, në minutën e 47 sulmuesi Mensah përfitoi dhe realizoi me kokë.

Rrogozhinasit provuan në vazhdim, megjithatë në fund të sfidës, Skënderbeu realizoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të finalizuar nga e Berishës. Kujtojmë, se në këtë ndeshje debutoi në stol për Egnatian, Zekirija Ramadani, por që nuk mundi ta shmangte disfatën.

Skënderbeu-Egnatia 2-0 (47′ Mensah, 88′ Berisha)

Kronika e ndeshjes: 

90+6 Përfundon sfida në Korçë, Skënderbeu rikthehet te suksesi dhe fiton duelin e mbijetesës ndaj Egnatias

88′ Goooool! Skënderbeu gjen edhe golin e sigurisë, Elvi Berisha finalizon mjeshtërisht një kundërsulm të korçarëve

78′ Skënderbeu shfaqet sërish në zonën e Egnatias me Vitijën, por Djuric është i gatshëm në pozicion

60′ Arbitri Hamiti nuk ia del të vazhdojë lojën, zëvendësohet nga Beqiri

52′ Ndeshja është ndalur për momentin, arbitri kryesor Hamiti pëson tërheqje muskulore

47′ Gooool! Skënderbeu gjen avantazhin, pas një rrëmuje në zonë ku provoi dhe Vitija, Mensah shtyn topin në portën e zbrazët

43′ Rast i pastër për Skënderbeun, Mensah kontrollon shumë bukur sferën brenda zonës, kthehet por nuk gjen kuadratin e Djuric

38′ Egnatia rrezikon portën e korçarëve, Valport gjen kuadratin nga brenda zonës, por portieri Rexhepi është në lartësinë e duhur dhe shpëton portën e tij

35′ Rrëmujë në zonën e Egnatias, por aty Mensah dhe Meksi nuk ia dalin të përfitojnë ndërsa në fund portieri Djuric ia del të kontrollojë topin

33′ Për Egnatian edhe njëherë shfaqet Imeri, por gabon në konkluzion me sferën që përfundon shumë larg portës së Rexhepit

29’ – Zguro provon me të majtën nga distanca, por pret në dy kohë portieri i Egnatias

22′ Rrogozhinasit sërish kërcënues në zonë e korçarëve, Imeri godet me kokë, por sfera ndalet vetëm në transfertë

17′ Egnatia shfaqet në gjysmëfushën e Skënderbeut, Imeri provon nga distanca por nuk shqetëson portierin Rexhepi

1’Starton ndeshja në Korçë, Skënderbeu pret Egnatian

Formacionet titullare:

Skënderbeu (5-3-2): Rexhipi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Junior, Meksi, Vangjeli, Berisha, Mensah
Trajner: Migen Memelli

Egnatia (4-2-3-1): Djuric, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Iseni, Guilherme, Çyrbja, Imeri, Valport, Magani
Trajner: Zekirija Ramadani

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency