Featured

VIDEO/ Skuadra ra nga kategoria, tifozi kap prej fyti kapitenin

Kur duhet edhe një javë për t’u mbyllur Liga e Parë turke, Bursaspor me disfatën e fundit 4-2 në transfertë ndaj Bandirmaspor, zyrtarizoi zbritjen një kategori më poshtë. Por, ky dështim sezonal nuk u kapërdi nga tifozët të cilët reaguan ashpërsisht ndaj lojtarëve ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ata rrethuan autobuzin ku gjendeshin futbollistët.

Pas një proteste që zgjati më shumë se tre orë, kapiteni i Bursaspor, Burak Altiparmak vendosi të ballfaqohej me tifozët. Mirëpo, nervat ishin në kulm dhe teksa futbollisti zbriti nga autobuzi, një prej tifozëve u afrua duke i vendosur duart në fyt teksa tentoi edhe ta godiste atë. Ndërhyrja e forcave të policisë ishte e menjëhershme duke evituar agravimin e mëtejshëm të situatës, ndërkohë kapiteni i bëri thirrje forcave të rendit që të reagonin pasi lojtarëve po ju rrezikohej jeta.

“Çfarë po bëni, po na sulmojnë nga të gjitha anët. Jemi të frikësuar”, ishin fjalët e Altiparmak drejtuar forcave të rendit të cilët në fund vendosën që ta shoqëronin autobuzin për në stacionin e policisë për çështje sigurie. Nga ana tjetër, tifozët bërtisnin në korr se lojtarët duhej të vdisnin duke tejkaluar çdo limit ndërsa dështimi sportiv i skuadrës nuk mund të justifikojë kërcënimet.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency