Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Sousa humb rast me portë bosh, Mallorca merr fitoren e dytë sezonale

Mallorca mori të dytën fitore sezonale, duke mundur në shtëpi Almerian me rezultatin minimal. Skuadra e Vedat Muriqit u mjaftua nga një gol i Pablo Maffeos në pjesën e parë për të marrë pikët e plota, në një ndeshje ku përballeshin dy skuadra me të njëjtin objektiv.

Fillimi i lojës ishte i vakët, me të dyja ekipet që u treguan të kujdesshme. E para goditje drejt kuadratit solli dhe golin e avantazhit për vendasit, teksa një top i harkuar nga Copete u devijua nga një prej mbrojtësve të skuadrës mike, duke u kthyer në një asist për Maffeon, i cili i shpëtoi markimit dhe me shumë qetësi goditi saktë me kokë nga fare pranë portës.

1-0 për Mallorca që më pas e pati më të lehtë vijimin e lojës. Muriqi tentoi disa herë që të rrezikonte, por pa vënë në vështirësi serioze portierin Martinez. Në pjesën e dytë Almeria ishte më kërkuese dhe tentoi më shumë në portën e Rajkoviç, por nuk pati rezultat.

Në shtesë, sulmuesi portugez i Almerias, Sousa shpërdoroi një rast të artë, me portën e boshatisur, duke lënë në fuqi rezultatin minimal 1-0 për Mallorcën.

Pas kësaj ndeshje Mallorca shkon në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Almeria mbetet me vetëm 4 pikë në gjysmën e poshtme të tabelës. Muriqi luajti për 83 minuta në këtë sfidë, duke u zëvendësuar pas një ndeshje pozitive, por që nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës. Këtë edicion Muriqi ka arritur që të shënojë tre gola në këto 6 javë, duke ndëshkuar në javën e pestë dhe Real Madridin në “Bernabeu”.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...