Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Spanja rikthehet në finalen e një Europiani pas 12 vitesh, bie në gjysmëfinale Franca

Spanja është zyrtarisht finalisti i parë i Kampionatit Europian, Gjermani 2024, ndërsa mposhti Francën në gjysmëfinale me rezultatin 2-1.

Spanjollët diktuan ritmin e kësaj përballje si dhe dhuruan spektakël në “Allianz Arena”.

Megjithatë, sfida u zhbllokua në minutën e nëntë, me Kolo-Muani që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Mbappe.

Spanja nga ana tjetër e gjeti shpejt barazimin, me Yamal që realizoi një gol spektakolar dhe njëkohësisht theu rekordin e Pele, duke u bërë lojtari më i vogël në moshë, 16 vjeç e 362 ditë, që shënon në Europian.

Vetëm katër minuta më pas Dani Olmo i dhuroi avantazhin Spanjës dhe përmbysi këtë takim.

Në fraksionin e dytë Spanja u shfaq sërish më dominuese dhe pavarësisht tentativave të Francës për të barazuar, kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2-1.

Spanja rikthehet në finalen e Europianit pas 12 vitesh, pasi për herë të fundit ka luajtur në finalen e 2012-ës, ku edhe triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Italisë.

 

Spanjë-Francë (2-1)

Gjysmëfinale EURO 2024 

25′-Spanja përmbys me protagonizmin e Olmo-s, me goditjen që u devijua nga Kounde në fund. 

21′-Gooool! Yamal barazon për Spanjën me një gol spektakolar dhe bëhet lojtari më i ri që shënon në historinë e Europianit. 

 

09′-Gooool! Zhbllokohet gjysmëfinalja Spanjë-Francë, Mbappe dhuron asist, Kolo-Muani u jep avantazhin “gjelave”.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...