Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Spanjë-Francë në gjysmëfinale, eliminohen Portugalia dhe CR7

120 minutat mes Portugalisë dhe Francës nuk prodhuan asnjë gol, pavarësisht rasteve të shumta në të dy krahët.

Fati i penalltive u buzëqeshi francezëve, të cilët siguruan një kualifikim drithërues. Joao Felix ishte i vetmi që gaboi, duke goditur shtyllën.

Ndërkohë që “Gjelat” u treguan të saktë, me Theo Hernandez që realizoi penalltinë vendimtare.

Spanjë-Francë është gjysmëfinalja e parë e Euro 2024, me klasiken europiane që do të luhet në “Allianz Arena” të Mynihut. Në datën 9 korrik (21:00).

EURO 2024
Çerekfinale

PORTUGALI-FRANCË 0-0 (3-5) 

Theo Hernandez shënon, Franca në gjysmëfinale. 

 

Joao Felix ndalet nga shtylla!

 

120′ Çfarë mundësie për Portugalinë, e lehtë dhe qendrore goditja e Nuno Mendes.

 

74′ Provon edhe Dembele, drithërima në portën portugeze.

 

70′ Mundësi e shkëlqyer edhe për Camavingan, Franca humbet një tjetër rast të pastër.

 

66′ Franca shumë pranë golit, Kolo Muani nuk arrin të finalizojë.

 

63′ Vitinha i afrohet golit, i pakalueshëm Maignan.

 

61′ Bruno Fernandes i lirë në zonë, pret në dy kohë Maignan.

 

20′ Theo Hernandez shkarkon të majtën, grushton Diogo Costa.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Portugali-Francë, çerekfinalja e dytë e Euro 2024. Fituesi do përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Spanjë-Gjermani.

Trajnerët Roberto Martinez dhe Didier Deschamps kanë zgjedhur titullarët e supersfidës në “Volksparkstadion” të Hamburgut (21:00).

Lexo edhe:

Cristiano Ronaldo konfirmohet titullar te luzitanët, me legjendën portugeze që do të tentojë golin e parë në Euro 2024.

Nga ana tjetër, “Gjelat” sulmojnë me dyshen Kylian Mbappe dhe Kolo Muani, të cilët mbështetën nga Antoine Griezmann.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...