Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Spanjës i prishen llogaritë, Maroku e largon nga Katari

Përfundon Botërori për Spanjën, që nuk shkon dot përtej fazës së 1/8-ave, pasi u eliminua nga Maroku. Pas 120 minutave pa gol, sfida u vendos nga penalltitë, aty ku spanjollët goditën tre dhe nuk shënuan asnjë, ndërsa marokenët shënuan 3 nga 4 dhe fituan 3-0.

Padyshim protagonist portieri Bono, që përveç pritjeve gjatë lojës, ndali edhe dy penallti, ndërsa në të parën pati edhe ndihmën e shtyllës, ndërsa Spanja kthehet në shtëpi kokulur, me një rrugëtim që u mbyll shumë më shpejt sesa mund të imagjinohej.

Prishen kështu llogaritë e Luis Enriques, që preferoi humbjen ndaj Japonisë për të shmangur Kroacinë në fazën e 1/8-ave, por edhe me Marokun nuk ia doli të shkojë në çerekfinale, ndërsa suksesi i afrikanëve do të festohet gjatë edhe në Gjermani.

Sa i takon kronikës së pjesës së parë, shkëndija e parë erdhi nga Maroku. Ishte Achraf Hakimi që tentoi të surprizonte portierin Unai Simon me anë të një goditje dënimi, megjithatë topi nuk iu bind mbrojtësit dhe përfundoi larg kuadratit. Më pas ishte Spanja ajo që u kundërpërgjigj me anë të Asensios, por goditja e futbollistit të Real Madrid gjeti vetëm rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga portieri Bono.

Në fundin e pjesës së parë, kombëtare afrikane u bë sërish “kërcënuese” dhe Mazraoui provoi nga distanca me Simon që reagoi mirë ndërsa në të 42-tën, Aguerd me kokë nuk gjeti kuadratin e spanjollëve nga fare pranë. Kështu, 45-minutat e para u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë, loja ishte tepër e kujdesshme nga të dyja skuadrat që kërkonin të mos gabonin.

Spanja ishte ajo që kishte më tepër iniciativën, por me gjithë qarkullimin e dendur të topit nuk ia doli të krijonte asnjë rast të rrezikshëm. Ishte Morata në një rast që provoi në zonë, por topi i goditur me kokë nga sulmuesi nuk kishte saktësi dhe në këtë formë 90-minutat u mbyllën në barazim me sfidën që iu drejtua kohës shtesë, e më pas penalltive, që nxorën fitues Marokun.

Marok-Spanjë 0-0 3-0 me penallti

Goditjet e penalltive:

Marok    3              Spanjë   0

Sabiri      +              Sarabia   –

Ziech      +              Soler       –

Beloun   –               Busquets       –

Hakimi    +

105; Përfundon pjesa e parë e shtesës, Maroku gaboi një shans të artë

104′ Mundësi e artë për Marokun, Cheddira godet keq dhe pret në pozicion portieri Simon

90+5′ Përfundojnë në barazim 90-minutat, Marok-Spanjë i drejtohet kohës shtesë

81′ Williams pason në zonë për Moratën, sulmuesi e kthen në zonë por aty nuk është askush nga shokët e skuadrës për të përfituar

42′ Rrezikon Maroku me Aguerd i cili godet me kokë pas harkimit të Boufal, por pa qenë i saktë me topin që përfundon larg kuadratit të spanjollëve

33′ Kundërpërgjigjet Maroku, Mazraoui rikuperon topin dhe godet nga distanca me portierin Unai Simon që pret në dy kohë teksa En Nesyri po afrohej me shpejtësi

26′ Sërish Spanja rrezikon, këtë herë aksioni është i vlefshëm, por Asensio që u shkëput bukur nga mbulimi i kundërshtarëve godet vetëm rrjetën e jashtme

25′ Shfaqet Spanja dhe Maroku është me fat pasi aksioni i iberikasve ishte në pozicion jashtë loje. E gjitha nisi pas një gabimi të portierit Bono me Gavin që më pas goditi traversën dhe më pas Ferran Torres që nuk shënoi me portën e zbrazët. Gjithsesi, te spanjollët nuk ka asnjë peng prej pozicionit jashtë loje

11′ Tentativa e parë drejt portës së Spanjës nga Maroku, është Hakimi që provon nga goditja e dënimit por pa rrezikuar kuadratin e mbrojtur nga Bono

Maroku sfidon Spanjën për një vend në çerekfinale. Kombëtarja afrikane ia doli të kualifikohej me sukses nga një grup ku ishte edhe Belgjika me Kroacinë, madje duke e kryesuar grupin. Tashmë, marokenët kërkojnë surprizën e radhës përballë iberikasve teksa në fushë zbresin emra si Mazaraoui, Hakimi, En Nesyri, Boufal dhe mbi të gjithë Ziyech.

Nga ana tjetër, Spanja la një shije të hidhur pas disfatës me Japoninë duke e mbyllur grupin në vend të dytë, megjithatë për “La Furia Roja” tashmë nis një tjetër fazë e Kampionatit Botëror dhe trajneri Luis Enrique hedh në fushë të gjithë artilerinë e rëndë teksa iberikasit luajnë me formacionin e tyre më të mirë teksa sulmin e udhëheq treshja Olmo, Asensio dhe Ferran Torres.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...